
Këngëtari i njohur kosovar, Labinot Tahiri, ka ndarë një lajm të gëzueshëm me ndjekësit e tij.
Djali i tij është fejuar dhe ky moment i lumtur është festuar me familjen dhe miqtë më të afërt.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Labi ka shprehur mirënjohje për të gjithë urimet e shumta që ka marrë, duke theksuar se pas shumë vështirësive të jetës, Zoti ia ka mundësuar këtë gëzim të madh, raporton ORAinfo.
“Paqit gëzimet e jetës ju dhe çdo i ri, e re dhe çifte që do të bashkohen gjatë jetës. Unë dhe Hana ju duam,” ka shkruar mes tjerash Tahiri, duke iu drejtuar çiftit të ri, Eli dhe Ina.
Ky lajm ka sjellë shumë reagime pozitive dhe urime nga miqtë, fansat dhe ndjekësit e tij. /ORAinfo/