EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

2
emrat/-aksidenti-tragjik-ne-sarande,-ja-kush-jane-dy-motrat-qe-humben-jeten
EMRAT/ Aksidenti tragjik në Sarandë, ja kush janë dy motrat që humbën jetën

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik në Sarandë, ku dy vajza kanë humbur jetën.

U bë me dije se në aksident janë përfshirë dy mjete, ndërsa kanë humbur jetën dy motrat Ela Dhimaku, e cila ka qenë drejtuese e mjetit dhe Rezi Dhimaku pasagjere.

Viktimat i përkasin moshës 23 dhe 20-vjeçe.

Ndërsa Antonela Zhupa, ka mbetur e plagosur rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Pularia”. Forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.