Specialist në Ministrinë e Brendshme, ky është 23 vjeçari që aksidentoi për vdekje motrat

2
specialist-ne-ministrine-e-brendshme,-ky-eshte-23-vjecari-qe-aksidentoi-per-vdekje-motrat
Specialist në Ministrinë e Brendshme, ky është 23 vjeçari që aksidentoi për vdekje motrat

I riu Kevin Norra, specialist në Ministrinë e Brendshme, po udhëtonte nga Saranda në drejtim të Gjirokastrës me një mjet tip Audi kur u përfshi në aksidentin e rëndë në aksin Delvinë-Sarandë, ku mbetën të vdekura dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku, 22 dhe 20 vjeçe si dhe u plagos rëndë shoqja e tyre.

23-vjeçari ka rezultuar i dehur në timon dhe për këtë arsye blutë e qytetit bregdetar tashmë e kanë vënë në pranga dhe akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Policia e Sarandës informoi se testi i parë i alkoolit rezultoi në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. N., 23 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Ky shtetas, më datë 24.08.2025, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur (nga verifikimet e kryera në vendngjarje ka rezultuar: testi i parë i alkoolit në masën 1.52 mg/l, ndërsa testi i dytë në masën 1.42 mg/l), është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh., 22 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, humbën jetën shtetaset E. Dh., 22 vjeçe dhe R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, mbeti e dëmtuar rëndë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia e Sarandës.