‘Goditjen fatale e mori në kraharor’! Detaje të rënda nga vr’asja e 36-vjeçares në Greqi

2
‘goditjen-fatale-e-mori-ne-kraharor’!-detaje-te-renda-nga-vr’asja-e-36-vjecares-ne-greqi
‘Goditjen fatale e mori në kraharor’! Detaje të rënda nga vr’asja e 36-vjeçares në Greqi

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen e Marjola Nakolecit nga bashkëshorti i saj në Volos.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, një goditje me thikë në kraharor nga Pandeli Nakoleci në sy të tre fëmijëve të tyre të mitur, rezultoi fatal duke i shkaktuar vdekjen. Autopsia po ashtu tregoi se trupi i gruas së ndjerë kishte edhe një plagë të rëndë në qafë nga thika, si dhe plagë që tregojnë se ajo u përpoq të mbrohej.

Mediat greke po ashtu raportojnë se në trupin e saj janë konstatuar edhe dëmtime të tjera të ngjashme.

Kujtojmë 40-vjeçari u paraqit të dielën në mëngjes para prokurorit, nën masa të rrepta sigurie dhe i veshur me jelek antiplumb. Ndaj tij është ngritur akuza për vrasje me dashje, në kuadër të dhunës në familje. Ai ka kërkuar afat dhe do të japë dëshminë e tij të martën në mëngjes.

Ndërkohë, Prokuroria ka urdhëruar një hetim të menjëhershëm social nga Bashkia e Volosit për të vendosur se kush do të marrë kujdestarinë e tre fëmijëve, të cilët aktualisht ndodhen në kujdesin e familjes së viktimës.

Po ashtu, autoritetet po shqyrtojnë të dhënat mjekësore të autorit, duke përfshirë simptomat që ka paraqitur, kohën e qëndrimit në spital dhe çdo trajtim të mundshëm që i është dhënë.