
Mediat greke kanë zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e vrasjes së Marjola Nakolecit në Volos të Greqisë.
Sipas shtypit fqinj, djali 13-vjeçar i familjes u përpoq të ndalonte babain që të mos i vriste nënën.Krimi ndodhi në shkallët e pallatit teksa 36-vjeçarja po përpiqej të shpëtonte duke u larguar me vrap nga banesa.
Gjatë sherrit mes çiftit, 13-vjeçari iu hodh në qafë babait dhe e tërhiqte për të mos e lejuar ta godiste me thikë.Mirëpo 40-vjeçari arriti t’i merrte jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së fëmijëve duke e goditur me thikë në kraharor.Edhe vajza 16-vjeçare, e cila ishte dëshmitare në krim, u përpoq të ndihmonte nënën 36-vjeçare.
Kjo e fundit vdiq në krahët e vajzës së saj.Ndërsa vajza tjetër e çiftit, vetëm 5 vjeçe, mbeti e tronditur brenda apartamentit.Pasi goditi për vdekje me thikë Marjolën, Pandeli Nakoleci u arratis dhe u kap nga policia greke rreth 1 ditë më vonë.