Në qoftë se jeni mbi 30 vjeç, harrojeni ëndrrën se mund të bëheni oficer policie.
Ky është urdhri i ministrit të brendshëm Ervin Hoxha që në përmbushje të ligjit të Policisë së Shtetit hyrë në fuqi në korrik 2024 ka caktuar moshën brenda të cilës mund të konkurroni për të hyrë në polici.
Mosha për tu pranuar në polici urdhëron ministri i Brendshëm është deri në 30 vjeç.
Ky urdhër është botuar në fletoren zyrtare në datën 1 gusht 2025.
Që do të thotë ky është viti i fundit ku kriteri i moshës nuk është marrë parasysh në konkursin që po mbahet në Akademinë e Sigurisë për vitin akademik vijues.
Me shtimin e strukturave në Aeroportin e Vlorës dhe në Gjadër numri i efektivëve është 12 mijë e 300, megjithatë sërish ka vakanca.
Për nivelin bazë llogaritet se mungojnë gati 600 punonjës, kurse 200 të tjerë që mungojnë janë nënkomisarë. Këto vakanca janë krijuar nga dalja në pension, shkarkimet mbas arrestimeve e hetimeve dhe dorëheqjet.