Mes dhimbjes dhe lotëve, përcillen për në banesën e fundit dy motrat Dhimaku (FOTO)

4
mes-dhimbjes-dhe-loteve,-percillen-per-ne-banesen-e-fundit-dy-motrat-dhimaku-(foto)
Mes dhimbjes dhe lotëve, përcillen për në banesën e fundit dy motrat Dhimaku (FOTO)

Dy ditë pas aksidentit tragjik në Sarandë, ku ndërruan jetë dy motrat të familjes Dhimaku, sot mbahet ceremonia mortore. Familjarë, të afërm e miq i kanë dhënë lamtumirën e fundit motrave Elvisa dhe Rezina.

Kujtojmë se aksidenti tragjik ndodhi mbrëmjen e 24 gushtit, teksa dy motrat së bashku me një shoqen e tyre që udhëtonin me makinë, u përplas nga një tjetër automjet i drejtuar nga 24-vjeçari Kevi Norra, punonjës i Ministrisë së Brendshme.

Norra bëri një parakalim të gabuar dhe ishte me shpejtësi, duke u përplasur kokë më kokë me automjetin ku ndodheshin dy motrat së bashku me shoqen Antonela Zhupën. Motrat Dhimaku humbën jetën në vend, ndërsa shoqja e tyre mbeti e plagosur.

Sa i përket shoferit që shkaktoi aksidentin me vdekje, është arrestuar nga policia. Ai rezultoi se ishte dhe në gjendje të dehur.