Edon Zhegrova ka marrë zyrtarisht pasaportën shqiptare, një zhvillim që mund të lehtësojë transferimin e tij të mundshëm drejt Juventusit.
Falë rregullores së re në Itali, që nga viti i kaluar, lojtarët me pasaportë shqiptare nuk konsiderohen më si lojtarë ekstrakomunitarë, gjë që i jep avantazh të madh klubit bardhezi për të finalizuar marrëveshjen.
Sulmuesi i talentuar po shkëlqen me Lille në Ligue 1 dhe është vënë në qendër të vëmendjes së disa klubeve të mëdha europiane, por Juventusi duket se është ekipi më i interesuar për ta sjellë në Torino.
Ky zhvillim e bën transferimin e mundshëm të Zhegrovës shumë më të realizueshëm në merkaton e janarit apo gjatë verës.