
Drejtuesi i “Alfapress”, gazetari Poli Hoxha, ka komentuar mbi situatën aktuale të SPAK. Hoxha theksoi se sulmet ndaj SPAK janë një tregues që ky institucion po bën punën e tij, edhe pse nuk janë të gjitha gjërat perfekte.
Sipas Hoxhës, Veliaj është “Kutia e Pandorës”, dhe Tirana është vendi ku mund të jenë pastruar paratë e krimit dhe korrupsionit.
Poli Hoxha:
Tranzicioni ka shkrirë politikën dhe kronikën. Krimi i organizuar ka lidhje me politikën. Sali Berisha është më i hapur, e thotë se është kundër SPAK. Bashkë Rama e Berisha e sulmojnë, njëri më ndryshe e njëri më pak. Fakti që politika sulmon SPAK është lajm i mirë, tregon se po punon. Fakti që e sulmojnë, nuk i zë gjumi, e sulmojnë, tregon se SPAK po bën punë. Nuk janë gjërat perfekte, por punë po bëhet. Edi Rama, arrestimin e shokëve e quan meritë.
Rasti i Veliajt e trembi kryeministrin, sepse steka u ngrit më lart nga se ishte ngritur deri tani. Veliaj disponon Kutinë e Pandorës dhe Kutia e Pandorës është Tirana. Nëse janë pastruar paratë e krimit të organizuar apo të korrupsionit, janë pastruar në Tiranë. Veliaj është Kutia e Pandorës dhe ndërtimet nuk bëhen pa firmën e kryeministrit. Kryeministrin e trembi arrestimi i Veliajt dhe bëri presionin që masa të zbutet. Rama bëri miting antiSPAK, ajo përpara Bashkisë. Rama ka hallin e vet dhe nuk ka hallin e shokëve.