Zjarri në pyllin e Poros në Vlorë duket se ka marrë përmasa më të mëdha.
Flakët po djegin pishat në këtë zonë, teksa pamjet që sjell nga vendngjarja gazetari ynë Armand Xhelili tregojnë për një situatë apokaliptike.
Tymi i dendur ka mbuluar zonën dhe është përhapur drejt qytetit të Vlorës.
Ndërkohë, nga ajri po luftojnë intensivisht dy helikopterë për të shuar zjarret.