Rëndohet trafiku/ Makinat bëhen lëmsh në Milot, shkak shoferët kureshtarë të aksidentit masiv

3
rendohet-trafiku/-makinat-behen-lemsh-ne-milot,-shkak-shoferet-kureshtare-te-aksidentit-masiv
Rëndohet trafiku/ Makinat bëhen lëmsh në Milot, shkak shoferët kureshtarë të aksidentit masiv

Një aksident masiv sapo ka ndodhur rrugën Lezhë – Fushë-Krujë, pa mbërritur në Milot.

Nga pamjet, shihen rreth 7-8 makina të përplasura në seri.

Nisur nga këto pamje të këtij aksidenti, të gjitha makinat që kalojnë në këto momente po shkaktojnë trafik, pasi shoferët kureshtarë nuk hezitojnë të ndalojnë për të parë pasojat e kësaj përplasjeje masive të automjeteve në rrugë.