Kapen në Fier 3 të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pritet ekstradimi në Itali

3
kapen-ne-fier-3-te-rinj-te-shpallur-ne-kerkim-nderkombetar-per-trafik-droge,-pritet-ekstradimi-ne-itali
Kapen në Fier 3 të rinj të shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, pritet ekstradimi në Itali

Policia e Shtetit ka finalizuar tre operacione të tjera në Fier, duke vënë në pranga tre persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia italiane, për akuzat “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

Operacionet policore të koduara “Operacionalja 61”, “Operacionalja 62” dhe “Operacionalja 63” u zhvilluan nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

• Në kuadër të operacionit “Operacionalja 61”, u kap dhe u arrestua 24-vjeçari K. Sh., banues në Fier.
• Në kuadër të operacionit “Operacionalja 62”, u arrestua 29-vjeçari A. M., banues në Fier.
• Në operacionin “Operacionalja 63”, u kap 22-vjeçari E. F., gjithashtu banues në Fier.

Sipas të dhënave, tre shtetasit ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Riminit, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me një dënim që mund të arrijë deri në 10 vite burgim.

Hetimet e autoriteteve italiane i lidhin këta persona me një grup kriminal që gjatë periudhës qershor-dhjetor 2024 ka trafikuar sasi të mëdha narkotikësh, me qëllim shpërndarjen e tyre në qytetin e Riminit.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat e ekstradimit të tre të arrestuarve drejt Italisë, ku do të përballen me drejtësinë.