IKMT aksion në Dhërmi, shembet objekti pa leje

4
ikmt-aksion-ne-dhermi,-shembet-objekti-pa-leje
IKMT aksion në Dhërmi, shembet objekti pa leje

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure një aksion në zonën e Drimadhes, në Dhërmi, me qëllim prishjen e një objekti me konstruksion metalik, i cili sipas autoriteteve ka dalë jashtë parametrave të lejes së ndërtimit.

Shembja e tij do të kryhet me mjetet e IKMT, ndërsa autoritetet kanë bërë të qartë se nuk do të përdoret shpërthimi, por vetëm pajisje mekanike të posaçme për prishjen.

Ky aksion vjen si pjesë e vijimit të kontrolleve në zonat bregdetare për lirimin e hapësirave publike që janë zënë në mënyrë të paligjshme.