EMRAT/ Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohet 4 të rinj me kokainë! U sekuestrohet drogë, para dhe makina

4
emrat/-policia-aksion-ne-nje-lokal-ne-tirane,-arrestohet-4-te-rinj-me-kokaine!-u-sekuestrohet-droge,-para-dhe-makina
EMRAT/ Policia aksion në një lokal në Tiranë, arrestohet 4 të rinj me kokainë! U sekuestrohet drogë, para dhe makina

Katër persona janë arrestuar në Tiranë për trafik dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, njeri prje te cileve eshte shtetas grek.

Në kuadër të operacionit “Twins” u arrestuan shtetasit Armet Latifaj 25 vjeç, Gezim Pashaj 30 vjeç, Petros Koronoias 18 vjeç, Jastin Zaimi 18 vjeç.

Operacioni u zhvillua në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, ku policia ndërhyri në momentin që dy të dyshuarit po shkëmbenin një pako me lëndë narkotike të dyshuar si kokainë. Nga kontrollet dhe hetimet e mëtejshme, rezultoi se Armet Latifaj dhe Gezim Pashaj përdornin dy automjete të markës “Benz”, të ngjashme në pamje, me qëllim shmangien e ndjekjes nga policia gjatë transportit të drogës.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1 kilogram e 65 gram kokainë, dy automjete tip “Benz”, katër telefona celularë dhe një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal.

Njoftimi:

Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Twins”.

U kapën në flagrancë në një lokal me një pako me lëndë narkotike kokainë, vihen në pranga 4 shtetas.

Sekuestrohen 1 kg e 65 gram lëndë e dyshuar narkotike kokainë, 2 automjete tip “Benz”, 4 aparate celular dhe një shumë parash.

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, në kuadër të një procedimi penal ndjekur me metoda proaktive, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Twins”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-A. L., 25 vjeç, G. P., 30 vjeç, P. K., 18 vjeç dhe J. Z., 18 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në rrugën “Myslym Shyri”, shtetasit A. L dhe G. P, të cilëve iu gjet një sasi lënde narkotike kokainë, që dyshohet se e posedonin me qëllim shitjen. Ndërsa shtetasit P. K dhe J. Z, shtetas grek, nuk kanë kallëzuar për krimin, shokë me 2 të arrestuarit e lartpërmendur.

Më tej, nga hetimet ka rezultuar se shtetasit A. L. dhe G. P. përdornin automjetet e tyre tip “Benz”, të ngjashme me njëra-tjetrën, për transportimin dhe shpërndarjen e lëndës narkotike, me qëllim konfuzimin e Policisë.

Lënda narkotike, së bashku me 2 automjetet, celularët e shtetasve të arrestuar, dhe një shumë parash, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.