Gaza në ditët më të errëta: 11 të vrarë në furrën e bukës dhe qyteti nën rrethim

2
gaza-ne-ditet-me-te-erreta:-11-te-vrare-ne-furren-e-bukes-dhe-qyteti-nen-rrethim
Gaza në ditët më të errëta: 11 të vrarë në furrën e bukës dhe qyteti nën rrethim

Një skenë e tmerrshme ka tronditur qytetin e Gazës. 11 persona të vdekur janë gjetur mes bukëve në një furrë, pas një sulmi ajror në lagjen Ansar, në perëndim të qytetit.

Shumë të tjerë janë plagosur, ndërsa tre spitalet që funksionojnë ende vazhdojnë të marrin viktima. Ngjarja ndodh ndërsa mbi 1 milion njerëz janë zhvendosur nga qendrat e qytetit drejt lagjeve pranë detit, duke shpresuar të jenë të sigurt, por situata mbetet dramatike.Sulmet ajrore vazhdojnë të intensifikohen. Sipas mediave izraelite, një dron ka goditur një “zyrtar të lartë të Hamasit”, që mund të jetë Abu Obaida, zëdhënësi i lëvizjes islame palestineze, por Izraeli ende nuk konfirmon identitetin apo vdekjen e tij. Operacioni thuhet se është koordinuar nga shërbimi izraelit i inteligjencës, Shin Bet.

Ndërkohë, popullsia mbetet e ngatërruar, duke mos ditur nëse duhet të qëndrojë apo të largohet. Mirjana Spoljaric, kryetarja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, paralajmëron se “evakuimi masiv i Gaza City nuk mund të bëhet në mënyrë të sigurt dhe dinjitoze”.

Ky plan është jo vetëm i pamundur, por edhe i papërceptueshëm”, shtoi ai.

Forcat izraelite synojnë të zhvendosin banorët drejt qendrës dhe jugut të Rripit të Gazës. Sipas burimeve të sigurisë, javën tjetër lagjet Nasser, Remal, Tal el Hawa dhe Shati, të vetmet ende të lirë, do të marrin urdhrin për evakuim. Kjo do të sinjalizojë ardhjen e tankeve dhe trupave tokësore. Deri tani, sipas IDF-së, rreth 10 mijë persona kanë lënë qytetin, ndërsa organizatat palestineze flasin për të paktën dyfishin.

Rrethimi i qytetit ka nisur prej tre javësh, duke filluar nga periferitë. Një zëdhënës i administratës së qytetit të Gazës konfirmon mungesën e shërbimeve minimale. Çdo person merr më pak se 5 litra ujë në ditë për pije dhe higjienë. Shërbimet janë në kolaps total.

Hamas ka nisur një fushatë për të ndaluar banorët të largohen nga qyteti.

“Në jug nuk ka vend ku të shkosh, nga këtu largohet vetëm për në parajsë”, paralajmërojnë milicët.

Situata mbetet dramatike dhe qyteti përgatitet për sulmin e ardhshëm, ndërsa banorët përballen me krizën më të rëndë humanitare të viteve të fundit./tvklan.al