Detaje nga zhdukja e Miklovan Dakajt/ Kush ishte personi i fundit që e takoi dhe lidhja me një nga grupet kriminale

2
detaje-nga-zhdukja-e-miklovan-dakajt/-kush-ishte-personi-i-fundit-qe-e-takoi-dhe-lidhja-me-nje-nga-grupet-kriminale
Detaje nga zhdukja e Miklovan Dakajt/ Kush ishte personi i fundit që e takoi dhe lidhja me një nga grupet kriminale

Detaje të reja janë zbardhur pas gjetjes së trupit të pajetë të 30-vjeçarit nga Shkodra Miklovan Dakaj në Spanjë. Gazetarja, Klodiana Lala, raporton se personi i fundit që u takua me Dakajn ishte Juxhin Drazhi i grupit të Elvis Doçit.

Miklovan Dakaj humbi kontaktet me familjarët që më datë 12 maj të këtij viti. Denoncimi i familjarëve të cilët treguan se personi i fundit që ka patur kontakt me Dakajn, është bashkëshortja e tij, me të cilën ai disa orë përpara se të zhdukej kanë shkuar në një qendër shëndetësore për ti bërë vaksinën fëmijës së mitur.

Pas këtij momenti ata janë ndarë dhe pasi nuk është lidhur ne telefon për disa orë me radhë, gruaja e tij ka bërë denoncim në policinë spanjolle. Njëherazi në policinë e Shkodrës familjarët e tjerë kanë denoncuar zhdukjen e tij.

Media spanjolle Costablancadaily, ka njoftuar pasditen e sotme se Miklovan Danaj, 30 vjeç, nga Shkodra e Shqipërisë, u gjet i vdekur në bregun e Marbellës pasi u zhduk në maj. Të afërmit e tij morën një telegram që konfirmonte vrasjen e tij dhe i paralajmëronte të mos e kërkonin.

Referuar informacioneve nga mediat shqiptare, Danaj ishte i përfshirë në trafikun e kokainës dhe klanet ndërkombëtare. Zhdukja e tij u raportua në Spanjë dhe Shqipëri, dhe vendndodhja e tij nuk dihet. Guardia Civile ka nisur një hetim në Marbella. Nuk ka pasur arrestime dhe autoritetet nuk kanë zbuluar informacion mbi rrethanat aktuale të gjetjes.