LAJMI I FUNDIT/ Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

2
lajmi-i-fundit/-le-qeline-e-paraburgimit-ramazan-rraja,-nipi-i-ish-deputetit-socialist-rrahman-rraja
LAJMI I FUNDIT/ Lë qelinë e paraburgimit Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja

Ramazan Rraja, djali i Xhelal Rrajës dhe nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, ka lënë përkohësisht qelitë e paraburgimit për t‘i qëndruar pranë nënës së tij, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.ramazan-rraja

Gazetarja Klodiana Lala raporton se Rraja është shoqëruar në banesën e nënës në Fushë-Krujë nga forca speciale, të cilat kanë rrethuar banesën për gjatë kohës që ai qëndroi aty, rreth 40 minuta.

Rraja ndodhet në burg në kuadër të hetimeve për atentatin ndaj ish‑prokurorit Arjan Ndoja të ndodhur në vitin 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Gjithashtu në burg ndodhet edhe babai i tij, Xhelal Rraja.

Kujtojmë se Ramazan Rraja ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe ndaj tij ishte dhënë masa e sigurisë arrest në burg në mungesë për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj.

30 vjeçari u arrestua në një lokal në zonën e Fushë Krujës mbrëmjen e 19 prillit të vitit 2023.

NGJARJA

Atentati ndaj Arjan Ndoj ndodhi më 1 nëntor 2019 në mbikalimin e Shkozetit. Prokurori po udhëtonte me makinë sëbashku me shtetasin Aleksandër Laho, i njohur ndryshe dhe si “Rrumi i Shijakut”. Nga të shtënat, mbeti i vrarë shoferi i Arjan Ndoj, shtetasi Andi Maloku.

Kujtojmë se për këtë ngjarje është dënuar përjetë Redjan Rraja, i cili dyshohet se ka qenë persona që ka qëlluar me breshëri ndaj makinës së Ndojt.

SPAK ka pasur si provë gjurmët e ADN së Redjan Rrajës, të cilat u gjetën në disa sende të ndryshme në automjetin Mercedes-Benz ngjyrë gri që u gjet në fshatin Shkafan të Ishmit.

Profil gjenetik u përftua në një palë syze “Emporio Armani” me inicialet e tij dhe në rrobat, kapuç dhe një palë doreza që u gjetën në makinën tip benz. Gjithashtu policia sekuestroi 136 gëzhoja, dy automatikët dhe një pistoletë që u përdorën në ngjarje.