Reperi i njohur, Noizy, ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se shumë shpejt do të vijë me një bashkëpunim me këngëtarin grek, Kostantinos Argiros.
Kënga e tyre do të titullohet “Nero” që do të thotë ujë. Gjithashtu ata kanë treguar se do të publikohet në datën 5 shtator.
Konstantinos Argiros është një këngëtar shumë i dashur për publikun shqiptar. Kujtojmë se ai ka qenë në Tiranë te Pallati i Kongreseve, por jo vetëm, gjithashtu ai ka qenë edhe në jug të vendit duke mbajtur koncert.
Vlen të theksohet se këngëtari ka një repertor shumë të gjerë por kënga e tij më e njohur dhe më e dëgjuar është “Athina mou”.
Ndërkohë nga ana tjetër reperi Noizy është një ndër këngëtarët më të dëgjuar dhe shumë i dashur për publikun shqiptar. Ai ka shumë hite të paharrueshme por një ndër ta është edhe kënga “Icon” që është një debutim i këtij viti, pjesë e albumit me të njëjtin emër.
Mesa duket se vera ende nuk ka mbaruar nga ana e bashkëpunimeve muzikore.