“Lidhje me ministra shqiptarë e kosovarë”/ Çfarë u zbulua në mesazhet e Evi Kokalarit për Bleona Qeretin (Video)

3
“lidhje-me-ministra-shqiptare-e-kosovare”/-cfare-u-zbulua-ne-mesazhet-e-evi-kokalarit-per-bleona-qeretin-(video)
“Lidhje me ministra shqiptarë e kosovarë”/ Çfarë u zbulua në mesazhet e Evi Kokalarit për Bleona Qeretin (Video)

Në Breaking ditën e sotme në Top News u diskutua padia e këngëtares Bleona Qereti ndaj aktivistes shqiptaro-amerikane Evi Kokalari.

Janë zbardhur disa pjesë të padisë 2 mln dollarëshe, akuza për spekulime rozë me politikanë të lartë.

Gazetarja Aida Topalli: Dikur kanë qenë mikesha apo të njohura goxha me njëra-tjetrën, sic është shkruar në padi. Mesa duket kjo miqësi nuk ka vajtur mirë.

Më 14 gusht Qereti çoi një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut ku Kokalari të japë një dëmshpërblim për shpifje në lidhje me deklarata që Kokalari kohët e fundit në rrjete sociale, ka pasur akuza për disa thënie të Bleona Qeretit, për lidhje të saj me ministra shqiptarë e kosovarë, apo dhe biseda. Sipas avokatëve asnjë nga këto biseda nuk janë të vërteta.

Edhe dalja e bisedave private të njëra me tjetrën, është diçka imorale. Personalisht i jap të drejtë Bleona Qeretit. Pretendimet janë të shumta. Duhet parë dhe një reagim i Kokalarit lidhur me këtë padi. Mësuam që Kokalari është një pronare e një biznesi në Nju Jork.

Këto deklarata të bëra nga Kokalari kanë ndikuar në marrëveshjet që Bleona Qereti ka në Shtetet e Bashkuara sipas avokateve,” tha Topalli.