Zbulohen detaje/ Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit në Korçë, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë, vdiq në vetmi

3
zbulohen-detaje/-historia-e-dhimbshme-e-70-vjecarit-ne-korce,-bashkeshortja-dhe-2-vajzat-jetonin-jashte,-vdiq-ne-vetmi
Zbulohen detaje/ Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit në Korçë, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë, vdiq në vetmi

Historia e Niko Kitës, 70-vjeçari nga Korça që u gjet i vdekur në banesë, është sa e trishtueshme, por edhe dhe një këmbanë alarmi për institucionet përgjegjëse e mbarë shoqërinë shqiptare.

I moshuari u gjet pa jetë në banesë, ndërsa bashkëshortja dhe 2 vajzat e tij jetonin jashtë vendit, njëra në Shtetet e Bashkuara dhe tjetra në Itali.

E megjithatë, i moshuari nuk pati askënd afër, as vajzat dhe as gruan, madje dyshohet se ai ka vdekur disa ditë më parë.

Hera e fundit që fqinjët e panë Nikon ishte dita e hënë 1 shtator.

Jashtë kamerave ata tregojnë se i moshuari jetonte në vetmi, ndërsa bashkëshortja kishte zgjedhur t’I shkonte pas vajzës që kishte emigruar në Itali.