Me kaskë, doreza dhe…/ Autori qëlloi me një plumb në gjoks Artur Beshamin, herën e dytë pistoleta nuk shkrepi (Detaje)

6
me-kaske,-doreza-dhe…/-autori-qelloi-me-nje-plumb-ne-gjoks-artur-beshamin,-heren-e-dyte-pistoleta-nuk-shkrepi-(detaje)
Me kaskë, doreza dhe…/ Autori qëlloi me një plumb në gjoks Artur Beshamin, herën e dytë pistoleta nuk shkrepi (Detaje)

Janë zbardhur detaje të reja në lidhje me vrasjen Artur Bashimit.

Mësohet se porosia për elinimin e tij ëstë dhënë nga burg, ndërsa shpërblimi ka qenë 15 mijë euro

Mësohet se viktima u qëllua me armë në rrugën “Mihail Boda 200” në lagjen “Agio Pantaleimona” në 18 gusht. Autori i vrasjes ishte i veshur me rroba të errëta, kaskë, xhup motorçiklete dhe doreza në mënyrë që të mos linte gjurmë. Ai iu afrua 47-vjeçarit dhe e qëlloi një herë në gjoks. Menjëherë pas kësaj, ai u përpoq të tërhiqte përsëri këmbëzën, por arma u bllokua dhe nuk qëlloi. Në vendin e ngjarjes, policia gjeti një gëzhojë të përdorur dhe një fishek të paqëlluar.

Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjestar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.