Dy aksidente rrugore në autostradën Lushnjë–Fier, plagoset një person

6
dy-aksidente-rrugore-ne-autostraden-lushnje–fier,-plagoset-nje-person
Dy aksidente rrugore në autostradën Lushnjë–Fier, plagoset një person

Dy aksidente janë regjistruar sot në segmentin e njohur si “Pushimi i Shoferit” në autostradën Lushnjë–Fier, duke shkaktuar dëme materiale dhe një person të plagosur.

Njëri aksident i ndodhur në kahun drejt Fierit përfshiu tre automjete, një “Volkswagen Caddy” dhe dy automjete tip “Benz” duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Nga përplasja u plagos një person, i cili u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës. Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, në një aksident të dytë të ndodhur në të njëjtën zonë, një automjet tip “Skoda” përfundoi në barrierën e hekurt pranë kryqëzimit. Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit nuk pësoi lëndime, ndërsa automjeti u dëmtua.

Policia rrugore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të sqaruar shkaqet e të dy aksidenteve.