
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se keqmenaxhimi i sistemit të shpërndarjes së ujit në vend ka sjellë situata të papranueshme, duke theksuar se nuk ka më kohë për të humbur dhe se zgjidhja është e vetmja rrugë përpara.
Kryeministri dha shembullin e Bashkisë së Vlorës, ku sipas tij, situata në furnizimin me ujë është alarmante dhe reflekton një nivel të lartë papërgjegjshmërie në administrimin vendor.
“Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm. Po ju sjell shembullin e Vlorës që e nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra të bashkisë së Vlorë për furnizim me ujë. Situata e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm, nivel papërgjegjshmërie i frikshëm”, tha Rama.
Rama njoftoi krijimin e Operatori i Ujit, një strukturë e re kombëtare me fokus menaxhimin e të gjitha burimeve ujore në vend, për të garantuar një efikasitet më të lartë të sektorit dhe shërbim cilësor për të gjithë abonentët
Rama po ashtu paralajmëroi një plan masash për të ndaluar abuzimet, ndërsa tha se do të hiqen depozitat në pallate.
“Këtu s’kemi kushtet që të kemi qytetarët që abuzojnë, kemi abuzues në radhë të parë për qëllime fitimi, me lavazhe nëpër lagje, abuzues me ujë që derdhet rrugëve kombëtare në pika të ndryshme po ta shikoni, me lidhje të paligjshme nëntokë që do të jenë target i planit të masave në mënyrë që shumica dërrmuese e qytetarëve të marrin shërbim të drejtë, kjo është koha për të nisur punën me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara ku e ku më parë që mund të bëhen burim katastrofash, hap pas hapi duke u shpjeguar njerëzve që heqja e depozitave”, tha kreu i qeverisë.
Edi Rama: Nuk kemi më asnjë arsye të humbasim kohë dhe nuk kemi kohë të besojmë në zgjidhje tjetër, përveç një zgjidhje që na është sugjeruar shumë vite më parë nga ekspertë dhe eksperiencave që kemi analizuar në vende të suksesshme.
Fragmentimi në emër të decentralizimit i sistemit të shpërndarjes së ujit në 58 ndërmarrje ishte një katastrofë e vërtetë. Borxhet e larta, paaftësia në menaxhimin e lidhur edhe me politizimin ekstrem në këto ndërmarrje si dhe mungesa e ekspertizës që është shoqëruar me mungesë të investimeve në mirëmbajtje, sollën situata të pajustifikueshme.
Ne nga ana jonë kemi bërë investime masive nga ana e qeverisë qendror dhe po të shohim hartën sot nga 4 zona që furnizoheshin me ujë 24 orë në 2014 dhe me humbje në rrjet rreth 70% kemi një panorama ndryshe në raport me atë që ishte. Nuk është ndryshe në raport me sfidën që kemi, aq më tepër kur ne duam të shkëlqejmë në turizëm dhe volumi për ujë në sezonin e pikut turistik rritet, ndërsa kapaciteti për furnizim është i pamjaftueshëm.
Niveli i papërgjegjshmërisë në pushtetin vendor në pika të caktuara është i frikshëm. Po ju sjell shembullin e Vlorës që e nisi sezonin me një situatë të papranueshme të alarmit të zonave të tëra të bashkisë së Vlorë për furnizim me ujë.
Situata e administrimit të ujësjellësit të Vlorës është i frikshëm, nivel papërgjegjshmërie i frikshëm.
Borxhet e krijuara në vitin 2020 arritën në 13 miliardë harxho, shpërdoro, dridh zinxhirin dhe ngarko kompaninë e shpërndarjes me borxhe.