
Janë publikuar pamjet e sherrit masiv të ndodhur pak ditë më parë, 31 Gusht, në një lokal në hyrje të parkut në qytetin e Korçës.
Pamjet tregojnë momentet e konfliltit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë 3 persona.
Në pak minuta sherri verbal mes dy grupeve është kthyer në një konfrontim fizik që ka degraduar deri në përdorimin e karrigeve të lokalit, shkopinje të bejsbollit, si edhe thikës.
Gjithçka ka ndodhur brenda ambienteve të lokalit ku ndodheshin edhe klientë të tjerë, të cilët janë larguar të tmerruar.
Blutë arrestuan nëntë persona, ndërsa hetimet vijojnë për identifikimin dhe ndalimin e të tjerëve që mund të kenë marrë pjesë në sherrin masiv.
Mendohet se shkaku i përplasjes kanë qenë motive banale, ndërsa një pjesë e të përfshirëve kanë qenë nën efektin e alkoolit në momentin e ngjarjes.