
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në aktivitetin “Shqipëria Turistike 2030”, ka theksuar se qeveria e re do të ketë si një nga prioritetet kryesore rivendosjen e harmonisë me natyrën, duke hequr ndërtimet e shëmtuara dhe të paligjshme që kanë shpërfytyruar hapësirat publike në shumë zona të vendit.
Ai u shpreh se bukuria dhe luksi i Shqipërisë qëndrojnë në natyrën dhe traditën e saj, prandaj është thelbësore të rikthehet identiteti natyror i hapësirave urbane e turistike. Në vijim, Rama njoftoi një reformë të thellë në Inspektoratin Ndërtimor, Policinë Bashkiake dhe IKMT, të cilat i cilësoi si institucione të dështuara dhe të kompromentuara.
Rama: Domosdoshmëri që të gjithë ne së bashku, që qeveria e re do të jetë shumë e fokusuar që të qëndisim fustanin e gjelbër të Shqipërisë ku e kemi shqepur dhe bërë copë copë, duke harruar që hiret e Shqipërisë, luksi i Shqipërisë është kjo, është bukuria e vet, është tradita e vet.
Do mbetet në historinë e zhvillimit, pergoalatë mendon një hardhi plot gjelbërim dhe rrush, është hekur, kartonxhes dhe llamarinë dhe u shpërnda në gjithë Shqipërinë si një mortje, u kthye në një argument për të legalizuara ndërtimin e paligjshëm mbi trotuar, duke marrë lejet nga bashkitë që ta sjellë pseudo pergolatën poshtë pallatit dhe bëjmë pronar prurësin e rrushit prej çeliku, pas heqjes do sjellim shumë më tepër natyrën, një karrige jashtë duhet të kontribuojë me një pemë. Reformim të inspektoriatave, policia bashkiake dhe IKMT duhet të reformohen janë disfunksionale, duhet të certifikohen se janë bërë vende qokash të tmerrshme, s’duhet të vijojë kështu.