
Stilisti italian i modës Giorgio Armani, themeluesi i markës luksoze që mban emrin e tij, ka vdekur në moshën 91 vjeç, njoftoi sot kompania.
Armani ndërroi jetë “i rrethuar në paqe nga të dashurit e tij”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ai mbeti aktiv në punën e tij deri në ditët e tij të fundit.
Ai themeloi markën Giorgio Armani në vitin 1975, duke e zgjeruar atë nga moda në stilin e jetës dhe dizajnin.
Familja dhe punonjësit e tij do të vazhdojnë të udhëheqin kompaninë “duke respektuar dhe ruajtur vlerat e tij”, shtohet në deklaratë.