Gresa shfaqet e mërzitur: E kam zënë Vullnetin duke më tradhtuar

3

Një prej miqësive që shumë persona e kishin zili, ajo mes Gresës dhe Vullnetit, tashmë ka marrë fund dhe ata i kanë ndarë rrugët me njëri-tjetrin.

Në një video për “Prive” by Liberta Spahiu, Gresa ka treguar arsyen pse kanë ndërprerë çdo komunikim mes tyre.

Ajo shprehet se arsyeja kryesore e prishjes së marrëdhënies me Vullnetin ka qenë një tradhti profesionale, jo personale.

Gresa e ka zbuluar vetë këtë gjë, pa ia treguar askush, çka e ka bërë ta përjetojë emocionalisht shumë rëndë situatën.

Në fund, Gresa konfirmon se emisioni “S’je ti që vendos” do të vazhdojë të transmetohet dhe për çdo ndryshim do të jetë vetë ajo që do të na informojë.