
Këngëtarja e njohur Remzie Osmani sot ka një arsye të veçantë për të festuar.
Djali i saj Hami, dhe nusja e tij Gëzimja, janë bërë prindër për herë të tretë, shkruan Kosovarja.
Çifti kanë mirëpritur në jetë një djalë, të cilin e kanë quajtur Ben.
“Zemra plot, mire se na erdhe bebi BEN” është shprehur Remzia, e cila tashmë është gjyshe e përkushtuar.
Kjo është hera e tretë që ajo bëhet gjyshe, dhe duket se dashuria në familjen Osmani vetëm sa po rritet.