Jo më veprime cash mbi 1mln lekë, miratohet rregullorja për zyrat e këmbimit valutor

2
jo-me-veprime-cash-mbi-1mln-leke,-miratohet-rregullorja-per-zyrat-e-kembimit-valutor
Jo më veprime cash mbi 1mln lekë, miratohet rregullorja për zyrat e këmbimit valutor

Për të frenuar qarkullimin e parave të pista, këmbimi valutor nuk do të pranojë të këmbejë mbi 1 milion lekë cash. Mbi këtë vlerë, transaksionet do të lejohen vetëm nëpërmjet llogarive bankare.

Në zyrat e këmbimit nuk lejohen të kryhen transaksione me para në dorë, për shumën mbi 1 milion lekë, të kryer në një këmbim të vetëm ose në disa shkëmbime të lidhura me njëri-tjetrin.

Rregulli i vendosur nga Banka Qendrore ka hyrë në fuqi dhe ka qëllim kontrollin dhe luftën ndaj parasë së pajustifikuar, dhe njerëzit apo bizneset që duan të shkëmbejnë shuma përtej 1 mln lekëve, duhet t’i deklarojnë nëpërmjet llogarive bankare ose llogarive të pagesave.

Rregullorja prek edhe individët që duan të marrin licenca për këmbim valutor, të cilët duhet të kenë kapital mbi 5 mln lekë, nga 2.5 milionë që kërkohet sot.

Gjithashtu, sipas ndryshimeve, rriten gjobat maksimale nga 100 mijë në 1 milion lekë për shkelje të ndryshme. Pezullimi i licencës zgjatet në tre muaj, me ndalim të plotë të aktivitetit gjatë kësaj periudhe.

Me rregullat e reja, subjektet që ndërpresin aktivitetin për periudha 1–3 mujore do të duhet të njoftojnë zyrtarisht dhe të ndjekin një procedurë të veçantë dokumentacioni, ndërkohë që është parashikuar edhe mundësia për rifillim të shqyrtimit të licencës me dokumente të reja brenda 30 ditëve.