“Do ta mbush avionin me kriminelë”, Farage provokon sërish Ramën: Do drekoj pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë

3
“do-ta-mbush-avionin-me-kriminele”,-farage-provokon-serish-ramen:-do-drekoj-pas-disa-javesh-me-kryeministrin-e-shqiperise
“Do ta mbush avionin me kriminelë”, Farage provokon sërish Ramën: Do drekoj pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë

Dy muaj pasi pranoi ftesën e kryeministrit Edi Rama, deputeti britanik Nigel Farage deklaroi se do të drekonte me kreun e qeverisë së Shqipërisë për të folur rreth deportimit të kriminelëve të huaj, pasi sipas tij ky është një kërcënim për sigurinë kombëtare britanike.

Ai tha se do shkojë të drekojë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë, ndërsa shtoi se mund të rezervojë një avion shumë të madh dhe ta ngarkojë me kriminelë shqiptarë, që sipas deputetit janë rrezik për vajzat, gratë në rrugët e Britanisë.

“Ne do të deportojmë kriminelë të huaj. Do të shkoj për drekë pas disa javësh me kryeministrin e Shqipërisë. Mund të rezervoj një avion shumë të madh dhe të marr një ngarkesë me vete, nuk jam i sigurt ende. Ne do ta ndalojmë atë që është një kërcënim për sigurinë tonë kombëtare, atë që është një rrezik për vajzat dhe gratë në rrugët tona. Ne do t’i ndalojmë anijet dhe do t’i ndalojmë e deportojmë ata që hyjnë ilegalisht në vendin tonë, duke bërë atë që bën pothuajse çdo vend normal në të gjithë botën”, u shpreh Farage para anëtarëve të Reform UK.

Pas dorëheqjes së zëvendëskryeministres Angela Rayner, ai u tha se duhet të jenë të përgatitur për zgjedhje të parakohshme të përgjithshme.

“Nuk mund të vini ilegalisht dhe të qëndroni, ne do t’i ndalojmë anijet brenda dy javësh nga fitorja”, tha Farage.

Ai theksoi se një qeveri e Reformuar e Mbretërisë së Bashkuar do të ndalojë kalimin ilegal me anije dhe do të deportojë menjëherë migrantët e paligjshëm.

Kujtojmë që pas deklaratave të Farage mbi numrin e lartë të shqiptarëve të burgosur në Mbretërinë e Bashkuar, nisi edhe përplasja verbale me kryeminsitrin Rama, i cili ka cilësuar si të pavërteta dhe fyese.