Sekuestrohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis, arrestohen 14 persona në Malësi të Madhe, 10 në kërkim (EMRAT)

3
sekuestrohen-mbi-12-mije-rrenje-kanabis,-arrestohen-14-persona-ne-malesi-te-madhe,-10-ne-kerkim-(emrat)
Sekuestrohen mbi 12 mijë rrënjë kanabis, arrestohen 14 persona në Malësi të Madhe, 10 në kërkim (EMRAT)

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Malësisë së Madhe, ka zhvilluar një operacioni kundër kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrolleve intensive në njësinë administrative Kastrat, konkretisht në fshatrat Alijaj dhe Jeran, shërbimet e Policisë zbuluan dhe asgjësuan 12 957 bimë narkotike të dyshuara si kanabis sativa, të mbjella në afërsi të banesave.

Në kuadër të operacionit u sekuestruan gjithashtu 1000 fara kanabis, 709 kg lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje, me një total prej 4685 kilogramësh lëndë narkotike të sekuestruar.

Gjatë operacionit u vunë në pranga 14 persona, ndërsa 10 të tjerë u shpallën në kërkim.

Personat e arrestuar:
Elez Çulaj,
Muho Culaj,
Fatmir Senaj,
Drita Senaj,Malësi e Madhe / Vijojnë kontrollet intensive dhe veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.

Si rezultat i kontrolleve intensive gjenden të kultivuara 12 957 bimë narkotike, në njësinë administrative Kastrat, në fshatrat Alijaj dhe Jeran.

Sekuestrohen 1000 fara kanabis dhe 709 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje dhe 3934 kg bimë në proces tharjeje.

Vihen në pranga 14 shtetas, shpallen në kërkim 10 të tjerë dhe dy procedohen penalisht.

Në vijim të kontrolleve intensive dhe veprimeve hetimore dhe operacionale, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, arrestuan në flagrancë shtetasit E. Ç., 77 vjeç; M. Ç., 72 vjeç; F. S., 57 vjeç; D. S., 53 vjeçe; R. J., 36 vjeçe; K. L., 60 vjeç; E. H., 26 vjeç; A. L., 50 vjeç ., A.Ç., 22 vjeç; Gj. Ç., 48 vjeç; M. Ç., 25 vjeçe, P. Ç., 66 vjeç; Ç. H., 70 vjeç dhe një 17-vjeçar.

U shpallën në kërkim shtetasit A. Ç., 54 vjeç; G. U(C)., 38 vjeç; D. Ç., 33 vjeç; Sh. Ç., 49 vjeç; Gj. Ç., 50 vjeç; E. H., 33 vjeç; M. H., 37 vjeç; E. H., 40 vjeç; M. H., 46 vjeç; A. H., 35 vjeç.

Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetaset L. N., 53 vjeçe dhe N. N., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas kanë kultivuar 12 597 bimë të dyshuara narkotike, të llojit Cannabis Sativa, në fshatrat Alijaj dhe Jeran, pranë banesave të tyre. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa gjatë kontrolleve në banesa u gjetën edhe sasi të konsiderueshme lënde narkotike në faza të ndryshme përpunimi.

Nga kontrollet në banesat e tyre u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1000 fara kanabis dhe 4685 kilogramë lëndë narkotike, në formë boceje dhe një sasi në proces tharjeje.

Vijon puna intensive përkapjen e shtetasve të shpallur në këkrim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Rezarta Jacaj,
Kujtim Laçaj,
Elfajed Halaj,
Agron Laçaj,
Adrian Çekaj,
Gjelin Çekaj,
Miranda Çekaj,
Pjetër Çekaj,
Çun Halaj dhe një 17- vjeçar.

Njoftimi i policise