Qindra të vdekur dhe mijëra të prekur/ ‘Ethet e Mushkonjave’ alarmojnë OBSH-në, ja simptomat dhe shkaqet

3
qindra-te-vdekur-dhe-mijera-te-prekur/-‘ethet-e-mushkonjave’-alarmojne-obsh-ne,-ja-simptomat-dhe-shkaqet
Qindra të vdekur dhe mijëra të prekur/ ‘Ethet e Mushkonjave’ alarmojnë OBSH-në, ja simptomat dhe shkaqet

Bangladeshi po përballet me një krizë të shëndetit publik që po përkeqësohet me shpejtësi, ndërsa sëmundjet e transmetuara nga mushkonjat, dengue dhe chikungunya, përhapen krah për krah, duke mbingarkuar spitalet dhe duke rritur frikën e një shpërthimi edhe më të madh të epidemisë në javët në vijim.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Shëndetësore, vendi i Azisë Jugore ka regjistruar mbi 33800 raste të dengues dhe 132 vdekje këtë vit.

Vetëm në javën e parë të shtatorit, të paktën 10 persona vdiqën dhe më shumë se 1500 u shtruan në spitale me ethe.

Chikungunya, i cili mungonte prej vitesh, po rikthehet fuqishëm. Midis janarit dhe korrikut, katër laboratorë me bazë në Dhaka konfirmuan 785 raste të virusit, me shkallë zbulimi që kalonin 30% në disa ambiente.

Në qytetin port të Chittagong, zyrtarët raportuan 30 raste në vetëm 24 orë, duke e çuar numrin e të infektuarve në qytet në gati 3000 këtë vit.

Spitalet po përpiqen të përballojnë situatën. Në Spitalin e Kolegjit Mjekësor të Dhakës, spitalin më të madh publik në vend, repartet janë të mbipopulluara, me më shumë se trefishin e numrit të pacientëve që ishin projektuar të mbanin. Ekspertët paralajmërojnë se kriza mund të thellohet nëse fushatat e kontrollit të mushkonjave nuk intensifikohen.

“Mushkonja Aedes po përshtatet shpejt në qytetet tona, tha Kabirul Bashar, një entomolog mjekësor në Universitetin Jahangirnagar. “Uji i ndenjur në kantieret e ndërtimit, çatitë dhe madje edhe në vazot e luleve po shndërrohet në vende shumimi. Nëse nuk i shkatërrojmë këto habitate në mënyrë sistematike, shpërthimet si dengu dhe chikungunya do të rriten vetëm çdo vit.”

Viti më vdekjeprurës i regjistruar ndonjëherë ishte viti 2023, me 1705 vdekje nga dengu dhe më shumë se 321,000 infeksione të raportuara, informon ‘Reuters’.

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka shënuar dengun si një nga kërcënimet globale me rritjen më të shpejtë, e përkeqësuar nga ndryshimet klimatike dhe mbipopullimi urban. OBSH këshillon njohjen e hershme të shenjave paralajmëruese – dhimbje barku, të vjella, gjakderdhje ose ulje të urinimit – dhe paralajmëron kundër keqpërdorimit të NSAID-ve ose steroideve në ethet virale.

Pacientët thanë se përvoja është ndryshe nga sezonet e mëparshme të etheve.