Tensionet arrijnë kulmin/ Maduro paralajmëron për luftë kundër SHBA-së: Mos na shtyni drejt luftës së madhe

5
tensionet-arrijne-kulmin/-maduro-paralajmeron-per-lufte-kunder-shba-se:-mos-na-shtyni-drejt-luftes-se-madhe
Tensionet arrijnë kulmin/ Maduro paralajmëron për luftë kundër SHBA-së: Mos na shtyni drejt luftës së madhe

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro i ka bërë thirrje qeverisë amerikane të ulë tensionet dhe ka paralajmëruar për rrezikun e një konflikti ushtarak në shkallë të gjerë.

“Asnjë nga dallimet që kemi pasur dhe vazhdojmë të kemi nuk duhet të çojë në një konflikt ushtarak në shkallë të gjerë dhe dhunë në Amerikën e Jugut”, tha Maduro në një video të postuar në Telegram.
Ai i bëri thirrje SHBA-së të braktisë atë që e quajti “plani i saj për ndryshim të dhunshëm të regjimit në Venezuelë dhe në të gjithë Amerikën Latine” dhe i kërkoi Uashingtonit të respektojë sovranitetin e vendit.

Maduro deklaroi gjithashtu se mbi 5300 njësi të milicisë komunale ishin aktivizuar për t’u mbrojtur kundër përpjekjeve të mundshme për “ndryshim të regjimit” të mbështetur nga SHBA-ja.

“Askush nuk do të vijë të na skllavërojë ose kolonizojë, as sot dhe as kurrë”, tha ai.

Konflikti midis Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është intensifikuar kohët e fundit.

Sipas raporteve të medias, SHBA-ja ka dislokuar disa anije luftarake pranë brigjeve të Karaibeve të Venezuelës, gjatë javëve të fundit.

Sipas këtyre raporteve, Uashingtoni tha se dislokimi ishte i nevojshëm për të kapur kontrabandistët e drogës.

Disa ditë më parë, SHBA-ja pretendoi se kishte qëlluar një anije të dyshuar për kontrabandë droge nga Venezuela në Karaibe, duke vrarë 11 të dyshuar.

Sipas presidentit të SHBA-së Donald Trump, sulmi ishte drejtuar kundër bandës venezueliane të drogës “Tren de Aragua”, të cilën qeveria amerikane e klasifikon si një organizatë terroriste të huaj.
“Si rezultat, dy avionë ushtarakë nga Venezuela fluturuan pranë një anijeje të Marinës Amerikane në ujërat ndërkombëtare”, tha Departamenti Amerikan i Mbrojtjes.

SHBA-ja q quajti një “veprim jashtëzakonisht provokues” dhe paralajmëroi Venezuelën për rrezikun e përpjekjeve të mëtejshme për të penguar operacionet e saj kundër narkoterrorizmit.