
Ish-finalistja e “Big Brother VIP Albania”, Egli Tako, ka ndarë së fundmi me ndjekësit një përvojë të frikshme që ka përjetuar.
Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, Egli rrëfen se është humbur për disa orë, krejtësisht e vetme, në majat e thepisura të një mali në Mal të Zi.
“Me sukses mbasi humba për rreth 3 orë komplet e vetme nëpër majat e thepisura të Maleve në Mal të Zi. Fati deshi ta gjej rrugën time pa pyetur askënd. Dhe jo, s’po e dramatizoj. Humba vërtetë” është shprehur ajo.
Pas orëve të ankthit dhe pasigurive, ajo arriti të gjente vetë rrugën për në destinacionin e saj. Fatmirësisht, Egli ka bërë të ditur se tani është mirë dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.