Shkundet Greqia/ Tërmeti i fortë godet pranë Athinës

4
shkundet-greqia/-termeti-i-forte-godet-prane-athines
Shkundet Greqia/ Tërmeti i fortë godet pranë Athinës

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë tronditi Greqinë qendrore pak më parë, me epiqendrën e tij pranë Athinës në ishullin Evia.

Instituti Gjeodinamik i Athinës konfirmoi aktivitetin sizmik, i cili u ndje në të gjithë rajonin.

Mësohet se tërmeti ka pasur një thellësi prej 10 km.

Epiqendra e tërmetit u identifikua pranë Athinës, konkretisht në ishullin Evia, sipas të dhënave nga Instituti Gjeodinamik i Athinës.

Dridhjet u ndjenë dukshëm në zonat përreth, duke shkaktuar shqetësim tek banorët dhe duke i shtyrë autoritetet të vlerësojnë dëmet e mundshme.