Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë edhe një nga pasagjerët

4
aksidenti-ne-has,-shkon-ne-dy-numri-i-viktimave,-nderron-jete-edhe-nje-nga-pasagjeret
Aksidenti në Has, shkon në dy numri i viktimave, ndërron jetë edhe një nga pasagjerët

Ka shkuar në dy numri i viktimave nga aksidenti i ndodhur mbrëmjen e djeshme në Has, konkretisht në rrugën Has-Golaj, ku dy automjete tip Benz u përplasën me njëra-tjetrën.

Mbrëmjen e djeshme (8 shtator) Policia e Kukësit njoftoi se si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur në vend një nga drejtuesit e automjeteve Benz, shtetasi me iniciale N. S.

Ndërsa sot në mëngjes u raportua se ka ndërruar jetë në spital edhe një nga pasagjerët.

Njoftimi i policise dje (8 shtator)

Krumë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”,- njoftonte dje policia.