
Emrat e personave të arrestuar nga megaoperacioni ‘First Day’ në Elbasan janë zbardhur. Fillimisht mësohet se ishin 25 masa sigurie arrest me burg për tu ekzekutuar. Ndërkohë që gjatë operacionit janë arrestuar në flagrancë 5 persona të tjerë, si edhe 1 tjetër është proceduar penalisht.
Nga ky operacion, janë shpallur dhe 14 persona në kërkim, ndaj të cilëve vijon puna për arrestimin e tyre. Operacioni u fokusua në goditjen e personave të përfshirë në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në territorin e qarkut Elbasan, duke përfshirë qytetet Elbasan, Librazhd, Gramsh, Cërrik, Peqin, Belsh dhe Prrenjas.
25 masa arrest me burg:
Arjan Bica 42 vjeç,
Erist Skilja 48 vjeç,
Shyqyri Bica 56 vjeç,
Aizberg (Alket) Bitri, 52 vjeç,
Filip Thoma 34 vjeç,
Hysen Grami 64 vjeç,
Gentian Tartari 37 vjeç,
Mikel Bezhani 45 vjeç,
Pjerin Qereshniku 50 vjeç,
Stivjo Bardhi 38 vjeç,
Domeniko Elezi 38 vjeç,
Mariglen Qosja 38 vjeç,
Shkelzen Shkrepi 46 vjeç,
Bardhyl Grami 64 vjeç,
I. K., 38 vjeç,
M. E., 36 vjeç,
I. F., 45 vjeç
Klodian Hakballa 34 vjeç,
Arben Kasa 50 vjeç,
Ilir Bahidi 41 vjeç,
Klajdi Çota 24 vjeç,
Franc Ruçi 24 vjeç,
Kevi Kanani 30 vjeç,
Marcelino Brahja 24 vjeç,
Panter Tafani 30 vjeç
5 të arrestuarit në flagrancë:
Jokli Anastasi 32 vjeç
Arjan Topalli 31 vjeç
Vilson Dyrmyshi 36 vjeç
Neritan Duzha 43 vjeç
Leonard Xhaferri 50 vjeç
Procedim penal:
H. D., 57 vjeç
Gjatë operacionit janë sekuestruar sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis, armë zjarri (pistoletë, kallashnikov), armë gjahu dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe laptop, tablet, DVR, targa automjetesh (shqiptare dhe belge), shuma parash në euro, paund, dollarë, franga zvicerane dhe 24 celularë.