Me çorape në kokë dhe jelek antiplumb, dalin pamjet e arrestimit të Ragip Gilës

4
me-corape-ne-koke-dhe-jelek-antiplumb,-dalin-pamjet-e-arrestimit-te-ragip-giles
Me çorape në kokë dhe jelek antiplumb, dalin pamjet e arrestimit të Ragip Gilës

Këto janë pamjet e arrestimit të Ragip Gilës, 28-vjeçarit që ditën e djeshme kreu masakrën në Shkodër, duke lënë dy persona të vrarë dhe dy të plagosur.

Gila u kap nga policia gjatë tentativës për t’u arratisur pranë lumit Kir, ku në kokë mbante një çorape dhe në shpinë një çantë të madhe.

Në momentin e ndalimit, atij iu gjetën dy armët e zjarrit që kishte përdorur në atentat, një automatik dhe një pistoletë me fishek në fole, si dhe një skafandër, maskë, jelek antiplumb dhe një shishe 1.5 litra e mbushur me benzinë. Ky element i fundit lë të kuptohet se Gila kishte planifikuar të digjte automjetin tip BMW ngjyrë gri, të cilin e kishte grabitur nën kërcënimin e armës për t’u larguar nga vendngjarja. Po ashtu, policia sekuestroi edhe motomjetin pa targa dhe pa numër shasie që ai përdori për të shkuar në vendin e atentatit.

Prokuroria ka ngritur ndaj tij disa akuza të rënda, përfshirë “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, “Vjedhje me armë”, “Shkatërrim prone”, “Mbajtje pa leje e armëve dhe municioneve luftarake” dhe “Vjedhje”.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur dy persona të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit të atentatit. Barush Bregu, 39 vjeç, i njohur gjithashtu me emrin Bajram Bregu, është shpallur në kërkim bashkë me një 17-vjeçar. Të dy kishin në përdorim një banesë të një shtetaseje që jeton jashtë vendit, të cilën e kishin kthyer në bazë për veprimtari kriminale plot me armë, fishekë, kapsolla dhe dronë.