G Bani flet për momentin që u largua nga Big Brother për babanë e sëmurë: Ata kanë bërë një shou të shëmtuar në shpinën time

3
g-bani-flet-per-momentin-qe-u-largua-nga-big-brother-per-babane-e-semure:-ata-kane-bere-nje-shou-te-shemtuar-ne-shpinen-time
G Bani flet për momentin që u largua nga Big Brother për babanë e sëmurë: Ata kanë bërë një shou të shëmtuar në shpinën time

Në një live në TikTok, G Banit iu bë një pyetje në lidhje me një situatë që ndodhi në Big Brother VIP Albania 4.

Atij në një nga Prime-t iu kumtua se babai i tij ndodhet në spital dhe se për këtë duhet të largohet.

Ka qenë momenti kur moderatori Ledion Liço hyri brenda dhe ia dha lajmin e hidhur reperit.

“Kur të thanë për herë të dytë dil se ke një person të sëmurë, a ka qenë e vërtetë?”, ishte një pyetje në live që i është bërë në TikTok.

“Babai im ka qenë sëmurë, babai im ka qenë në spital me të gjitha ato që ka përshkruar drejtuesi i emisionit, por që ata që kanë bërë një shou të shëmtuar në shpinën time që nuk duhej të ma kishin thënë në Prime por do më kishin thënë më parë, ajo është e vetmja gjë e sigurt”, u shpreh G Bani.

Tutje tha: “Nuk kanë pasur pse të presin Primen të më thonë në Prime, me më fut aty, G Bani në dhomë të rrëfimit, ke babanë sëmurë, ik”.

Tani G Bani ndër tjerash thotë se nuk duhej të ndodhte në këtë mënyrë.