“Një ndërtues në Tiranë…”/ Më kë e ka Rama? Kryeministri: Nuk do marrë më leje ndërtimi

3
“nje-ndertues-ne-tirane…”/-me-ke-e-ka-rama?-kryeministri:-nuk-do-marre-me-leje-ndertimi
“Një ndërtues në Tiranë…”/ Më kë e ka Rama? Kryeministri: Nuk do marrë më leje ndërtimi

Kryeministri Edi Rama ka ngritur tonet ditën e sotme, teksa foli për hapësirat publike.

Kryeministri ka folur personalisht për një ndërtues në Tiranë, i cili sipas tij, nuk ka respektuar planin e ndërtimit. Rama tha se ky ndërtues, ka marrë leje për një fasadë të gjelbër, megjithatë, pas përfundimit të punimeve, nuk ka asnjë pemë të mbjellë.

Kryeministri kërcënoi se ky ndërtues nuk do përfitojë më leje ndërtimi, në rast se nuk nis të zbatojë një për një të gjithë planin e ndërtimit.

“Njerëzit paguajnë për të blerë apartament dhe paguajnë jo pak. Dëgjojnë nga ndërtuesit gjithëfarëlloj përrallash. Ju shkojnë me ato fasadat që miratojmë ne me shumë mundim, me pemë me gjelbërim. Duken ato si Kopshtet e Babilonit. Se atë blejnë njerëzit. Ka një ndërtues këtu në Tiranë që ka marrë një leje me një fasadë që ishte e gjitha e gjelbër. Këmbë peme nuk ka aty. Por nuk ka për të marrë më kurrë leje në qoftë se nuk do mbjellë një për një pemët për të cilat ka marrë lejen, sepse dhe njerëzit që kanë hyrë aty kanë paguar dhe pemët. Dhe mirë pemët, po i thotë këto janë apartamentet, ti shkon blen apartament dhe shpreson që do të bjeri një komshi i mirë. Kur ty të bie përballë një axhustator. Dhe hap një axhusteri. Ditën kur vjen të axhustohet një metal, ti ke turjelën në tru. Ditën kur sharrohet një dërrasë, ti ke sharrën në tru. Jetohet kështu?”, u shpreh Kryeministri.