“Një grup me aktivitet kriminal i shërben atij që është në pushtet”/ Reagon eksperti i sigurisë: Shkodra në gjendje…

2
“nje-grup-me-aktivitet-kriminal-i-sherben-atij-qe-eshte-ne-pushtet”/-reagon-eksperti-i-sigurise:-shkodra-ne-gjendje…
“Një grup me aktivitet kriminal i shërben atij që është në pushtet”/ Reagon eksperti i sigurisë: Shkodra në gjendje…

I ftuar në një studio televizive, ekspert për çështjet e sigurisë, Arben Hajdarmataj, foli për gjendjen kriminale e cila ka pllakosur Shkodrën.

Sipad Hajdarmataj, Shkodra është në këtë gjendje terrori për shkak të mos veprimeve të qeverisë, pasi qeveria nëse do ta luftojë krimin, i ka të gjitha kapacitet për ta bërë.

‘Nëse vërtetë vendimmarrja politike dhe qeveria në këtë rast, Edi Rama e ka me vërte luftën ndaj krimit në të gjithë Shqipërinë, është shumë e thjeshtë që të godasësh këto grupe kriminale.

Sado të fuqishëm të jenë këto grupe kriminale nga ana teknologjike apo financiare, shteti është gjithmonë më i fuqishëm pasi mekanizmat dhe organizimi i shtetit është më superior ndaj çdo lloj grupi kriminal’, u shpreh Hajdarmataj.