Aida Doci me dhuratë të veçantë për vjehrrën, lind vajzën në ditëlindjen e saj!

3

Këngëtarja e njohur Aida Doci ka përjetuar një nga momentet më të bukura të jetës së saj, ajo është bërë nënë për herë të dytë! Ditën e djeshme, këngëtarja solli në jetë një vajzë të cilën e ka pagëzuar me emrin e veçantë Mjalta.

Lajmi është bërë publik përmes një postimi emocional në rrjete sociale, ku Aida ndau një moment të ëmbël nga materniteti.

Por, datën e ditës së djeshme Aida e ka bërë edhe më e veçantë pasi që kishte zgjedhur që vajza të lindë pikërisht në ditëlindjen e vjehrrës së saj – si një dhuratë e paharrueshme për të.

“Kësaj here, pata në dorë një nga zgjedhjet më të bukura të jetës sime – datën kur do të vinte në jetë vajza ime.

Me gjithë zemër vendosa që ajo të lindë pikërisht në ditëlindjen e vjehrrës sime, për t’i dhuruar asaj një dhuratë që nuk ka çmim: një jetë të re, një engjëll të vogël që do të sjellë edhe më shumë dashuri në familjen tonë.

Një datë, dy gra të forta. Njëra më rriti burrin dhe më bëri dhuratën e një jete me të, tjetra erdhi si dhuratë nga qielli për t’na plotësuar të gjithëve.

Kjo lidhje mes tyre do të jetë gjithmonë një urë dashurie që do të jetojë përtej kohës“, shkroi Aida në postimin e saj.