Ish-prokurori Eugen Beci: Me këtë kod, çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë duhet të ketë frikë…

1
ish-prokurori-eugen-beci:-me-kete-kod,-cdo-qytetar-qe-del-nga-dera-e-shtepise-duhet-te-kete-frike…
Ish-prokurori Eugen Beci: Me këtë kod, çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë duhet të ketë frikë…

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka shprehur rezerva mbi Kodin e Ri Penal, në emisionin Log, në News24.

Ai theksoi se Kodi duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm për qytetarët, përndryshe rrezikohet cenimi i të drejtave të tyre. Beci kritikoi faktin që shumë sjellje të zakonshme kriminalizohen, duke shtuar se “çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë duhet të mendojë nëse veprimi i tij është vepër penale apo jo”.

Sipas tij, fokusi duhet të kishte qenë te krimet moderne, si ato kibernetike.

“Kodet kanë një parim, duhet të shkruhen në mënyrë të saktë. A do të duhet të lexojmë dhe ta kuptojmë. Nëse nuk e kupton, i bie që ti nuk kupton se cila sjellje të çon në burg. Grupi i punës duhet që ta krijonte Ministria e Drejtësisë. Veprat duhet të ishin të qarta, të sakta dhe të kuptueshme.

Fokusi duhet të ishte te veprat penale që kanë të bëjnë me krimet kibernetike. Nuk mund të dënohet me burg një noter a avokat, sepse përcakton tarifë të paarsyeshme. Shteti ndërhyn në treg. Me këtë Kod Penal, çdo qytetar që del nga dera e shtëpisë, duhet të mendojë nëse veprimi i tij është vepër penale apo jo. Shpërdorimi i detyrës të riformulohet dhe objekti të jetë jo vetëm shpërdorimi i fondeve publike, por të përcaktohet më qartë ku është bërë shpërdorimi”, tha Beci.