Nuk ndezi ndaj Letonisë, Armando Broja jep këshilla: Ja çfarë duhet të bëjmë

2
nuk-ndezi-ndaj-letonise,-armando-broja-jep-keshilla:-ja-cfare-duhet-te-bejme
Nuk ndezi ndaj Letonisë, Armando Broja jep këshilla: Ja çfarë duhet të bëjmë

Armando Broja mori 86 minuta në duelin ndaj Letonisë, ku Shqipëria triumfoi me rezultatin 1 me 0. Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes për mikrofonin e “Supersport”, sulmuesi shqiptar deklaroi:

“Shumë shpejt do të shikojmë golat e mija dhe asistet e Asllanit. Ka pasimet që nuk i kanë shumë lojtarë, shumë shpejt kemi për të bërë asiste dhe gola bashkë.

Duhet të godasim portën më shumë, duhet të futemi më shumë lojtarë në zonë, duhet të futemi dhe unë, Bajrami, Laçi, për ta bërë më të vështirë për ata.

Ne luftojmë për fanellën, trajnerin për njëri-tjetrin. Gjë e madhe se kemi marrë 3 pikët. E dinim që ishte ndeshje e vështirë, por prap rezultat pozitiv. Kishim disa raste për të shënuar.

Grupi është i mirë, ishalla rezultat pozitiv me Serbinë. Kjo ndeshje ka qenë hap i mirë për mua luajta 86 minuta, kam shumë kohë pa luajtur. Ishte hap i mirë për mua, për fizikun. Me më shumë minuta në këmbë, me shumë ndeshje, ka për të ardhur forma. Ishalla të bëjmë më shumë gola”, deklaroi Broja.