Eksperti i krimianlistikës Fation Softa, u shpreh se Shkodra nuk do këte më paqe, teksa kanë kaluar dy ditë pas masakrës që tronditi dy ditë më parë kryeqendrën e Veriut.
“Një gjë është e sigurt që ai qytet nuk do të ketë paqe, për sa kohë vrasja do të prodhojë vrasje dhe hakmarrja hakmarrje. Për aq kohë sa drejtësia e arreston si në rastin e tij dhe e liron me kusht”, tha Softa.
Duke folur për atentatin e së hënës Softa dha disa detaje në lidhje me vrasësin. Sipas tij ai nuk ishte një vrasës profesionit, por mëngjarash dhe i mirëorganizuar.
“Ne pamë një person të mirë armatosur kishte skafandër çorap, mund të ketë qenë maskë silikoni tregon që ishte i mirëorganizuar kishte antiplumb ishte mëngjarash dhe shkoi si motor picash duke pasur informacion të saktë dhe me armë automatike që ishte pistoletë e skorpion arriti të realizojë plagosjen dhe vrasjen e dy të tjerëve, që ndoshta rastësisht ishin tek ajo kafja e përgjakur. Kjo kafja e përgjakur ka përgjakur edhe banakierët dhe të gjithë ata që shërbejnë. Ai ka bërë disa gabime, profesionistët nuk gabojnë. Fakti që gaboi tregoi që nuk është profesionist por ose është i paguar ose ka këtë mision ose është hakmarrje”, deklaroi ai.