TMERR në Tiranë! 29-vjeçari qëllon me thikë dy vëllezërit e tij

3
tmerr-ne-tirane!-29-vjecari-qellon-me-thike-dy-vellezerit-e-tij
TMERR në Tiranë! 29-vjeçari qëllon me thikë dy vëllezërit e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Tiranë, ku dy persona janë plagosur më thikë.

Mësohet se të plagosurit janë dy vëllezër, teksa autori është po ashtu vëllai i tyre. Ngjarja raportohet se ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, pas një konflikti të çastit mes 3 vëllezërve. Autori është një 29-vjeçar, i cili është arrestuar, teksa thika që ka përdorur është sekuestruar. Nuk dihet ende motivi i konfliktit mes vëllezërve.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë), dy vëllezërit e tij, si rezultat i reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, identifikohet, kapet dhe shoqërohet, 29-vjeçari. Sekuestrohet mjeti prerës (thikë). Rreth orës 11:00, në rrugën e Paskuqanit, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, shtetasi E. M., 29 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vëllezërit e tij shtetasit Z. M., 27 vjeç dhe A. M., 20 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje ku si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit E. M., dhe shoqërimin e tij, në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale.

2 shtetasit e dëmtuar ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.