Ngjarje e rëndë/ Gazetari i njohur i jep fund jetës, ja çfarë dyshohet (Emri+Foto)

2
ngjarje-e-rende/-gazetari-i-njohur-i-jep-fund-jetes,-ja-cfare-dyshohet-(emri+foto)
Ngjarje e rëndë/ Gazetari i njohur i jep fund jetës, ja çfarë dyshohet (Emri+Foto)

Një ngjarje e rëndë është mësuar sot në Itali, ku u bë e ditur se është ndarë nga jeta një personazh shumë i njohur i televizionit dhe sportit, Pol Bakaljini, në moshën 41-vjeçare.

Dyshimet e para janë se Bakaljini i ka dhënë fund jetës në banesën e tij, ku e kishte gjetur partnerja. Megjithatë, vazhdojnë hetimet për të shmangur çdo dyshim rreth rrethanave për ndarjen nga jeta të personazhit i cili ka bërë emër në mënyra të ndryshme në Itali.

Ai kishte qenë basketbollist, para se të kthehej në një gazetar investigativ në emisionin “Le Iene”, ku kishte rënë në sy sidomos për intervistat direkte me politikanë në vend. Më pas, Bakaljni kishte kaluar në financë, duke hapur fonde investimi dhe në vitin 2017, kishte arritur një akord për të blerë klubin e Palermos.

Ai u shpall edhe president i klubit pas arritjes së marrëveshjes me Mauricio Zamparinin për shitjen. Por në fund asgjë nuk u bë realitet, pasi Zamparini bëri të ditur disa muaj më vonë se nuk kishte marrë garancitë e duhura financiare prej tij, me Bakaljinin i cili kishte dhënë “dorëheqjen” dhe kishte vazhduar të merrej me aktivitetet financiare të këtyre fondeve të investimit.