Aksident i rëndë/ Dy të moshuar përplasen në vijat e bardha (Detaje)

3
aksident-i-rende/-dy-te-moshuar-perplasen-ne-vijat-e-bardha-(detaje)
Aksident i rëndë/ Dy të moshuar përplasen në vijat e bardha (Detaje)

Brenda pak ditësh, në qytetin e Fierit është shënuar rasti i dytë i një aksidenti në vijat e bardha.

Vetëm pak minuta më parë, një çift të moshuarish është përplasur nga një automjet teksa po kalonte në vijat e bardha.

Të dy të moshuarit u transportuan me ambulancë drejt spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit për të kryer veprimet procedurale.