“Edi Rama më ndihmoi shumë”, Zhegrova prezantohet te Juventusi: Krenari, e kam dashur gjithmonë këtë

3
“edi-rama-me-ndihmoi-shume”,-zhegrova-prezantohet-te-juventusi:-krenari,-e-kam-dashur-gjithmone-kete
“Edi Rama më ndihmoi shumë”, Zhegrova prezantohet te Juventusi: Krenari, e kam dashur gjithmonë këtë

Edon Zhegrova bëri një hap të marr në karrierën e tij, duke u transferuar te Juventusi nga Lille, në ditën e fundit të merkatos.

Sulmuesi i Kosovës ka bërë prezantimin e parë, si një lojtar i bardhezinjve.

Në fjalët e para, ai u shfaq shumë i lumtur për këtë aventurë të re dhe duket gati për të dhënë kontributin e tij.

Zhegrova zbuloi se nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Interit, për shkak se po punon për tu rikuperuar plotësisht nga dëmtimi.

“Jam shumë i lumtur që jam te Juventusi. Ndihem shumë krenar. Këto ditët e para kanë qenë fantastike. Gjithmonë kam dashur të arrija në një klub të madh. E njoh mirë David që më parë. Mendoj se kjo skuadër ka shumë cilësi, jam i bindur se mund të jap kontributin tim”.

Si është nga gjendja fizike – “Kam kaluar një periudhë jo të lehtë për shkak të dëmtimit. Kam rifilluar të punoj fort me stafin. Shumë shpejt do të jem gati”.

Përballja ndaj Juventusit te Lille – “Për ne ajo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për t’u treguar. Ajo periudhë ka mbaruar, tani mendoj për Juven. Të gjithë po më ndihmojnë të përshtatem. Mezi pres të luaj.

Mendoj se kjo skuadër ka shumë cilësi të fitojë çdo ndeshje. Do të përpiqemi të fitojmë, të shohim çfarë do të ndodhë.

Sapo kam filluar stërvitjet. Duhej të mbaroja gjithë dokumentacionin, nisa të martën. Kam folur me Tudor, do të shohim ku do të luaj”.

Mesazhet me kryeministrin Edi Rama – “Është një tifoz i madh i Juventusit. Ishte shumë i kënaqur dhe krenar që erdha këtu, më ka ndihmuar shumë me pasaportën shqiptare. Me shumë mundësi do t’i jap një fanellë timen të Juventusit”.

Juve-Inter? “Kam folur me trajnerin, nuk do të jem ende pjesë e ndeshjes. E di rëndësinë e saj. Interi dhe Juventusi janë dy klube të mëdha”, tha Zhegrova.

Për kartonin e sulmuesit, Juventusi pagoi rreth 20 milionë euro në arkat e Lille.