Transportonin 38.8 kg kanabis, braktisin 5 thasët e drogës sapo shikojnë policinë/ Identifikohen 3 poseduesit (Emrat)

4
transportonin-38.8-kg-kanabis,-braktisin-5-thaset-e-droges-sapo-shikojne-policine/-identifikohen-3-poseduesit-(emrat)
Transportonin 38.8 kg kanabis, braktisin 5 thasët e drogës sapo shikojnë policinë/ Identifikohen 3 poseduesit (Emrat)

Një rast i trafikimit të lëndëve narkotike është goditur nga policia e Mirditës, teksa 3 persona janë shpallur në kërkim.

Dy vëllezër dhe një bashkëpunëtor i tyre po transportonin 5 thasët me kanabis me peshë 38.8 kg në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”.

Sapo ata panë policisë, braktisën thasët me kanabis dhe u arratisën duke përfituar nga errësira dhe terreni malor.

Droga u sekuestrua, kurse poseduesit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim nga policia.

Ata janë vëllezërit Dashamir Rexhepi 40 vjeç dhe Durim Rexhepi 35 vjeç, si dhe Mark Shyti 27 vjeç.

Sipas policisë, kanabisi do të shitej në qytet në sasi të vogla.

Njoftimi i Policisë Mirditë:

Mirditë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Green harvest”, për goditjen e një rasti të tentativës për shitje të lëndës narkotike Cannabis Sativa.

Sekuestrohen 5 thasë me lëndë të dyshuar Cannabis Sativa (në total 38.8 kilogramë) dhe 2 automjete.

Identifikohen dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që dyshohet se posedonin lëndën narkotike, me qëllim shitjen.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Green harvest”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet që kishin siguruar për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, kanë organizuar punën dhe mbrëmjen e djeshme kanë ndërhyrë në aksin rrugor “Shpal – Blinisht”, duke iu bërë shenjë për ndalim, 3 shtetasve që dyshohet se po transportonin lëndën narkotike, me 2 automjete.

Sapo kanë konstatuar punonjësit e Policisë, 3 shtetasit kanë braktisur automjetet dhe duke përfituar nga errësira dhe nga terreni malor, kanë mundur të largohen.

Gjatë kontrollit në 2 automjetet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 5 thasë më lëndë të dyshuar nakotike Cannabis Staiva, me peshë totale 38.8 kilogramë.

Në vijim të veprimeve procedurale, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit D. R., 40 vjeç, D. R., 35 vjeç, banues në Krujë (vëllezër) dhe M. Sh., 27 vjeç, banues në Fushë Arrëz, Pukë.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas siguronin lëndë narkotike, me qëllim ndarjen dhe shitjen në sasi të vogla në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.